Sport
Caballero, lojtari më i vjetër që luan në një finale të Kupës FA

Portieri argjentinas, Caballero, do të bëhet sot lojtari më i vjetër që paraqitet në një finale të Kupës FA, shkruan lajmi.net.
Me 38 vite dhe 308 ditë mbi supet e tij, Caballero do të mbrojë porten e Chelsea në finalen kundër Arsenal.
Frank Lampard i ka besuar portierit pozitën e startuesit, pas një forme jo të mirë të Kepa Arrizabalaga.
Mbrëmë trajneri shprehej se nuk ishte i sigurt për zgjedhjen e tij, por 1 orë para ndeshjes, në formacionin e publikuar ka figuruar emri i Willy Caballero.
Kujtojmë se ndeshja mes Arsenal dhe Chelsea luhet me fillim nga ora 18:30. /Lajmi.net/






















