Connect with us

Kosovë

Bytyci: PDK edhe nga opozita po e kryen punën në shërbim të qytetarëve

Publikuar

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci shkruan:

Nga 6 Tetori 2019, Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë. E tillë do të mbetet deri sa ne besojmë se vullneti i popullit është që të na shohë në Qeveri.

Nuk ka këtu matematika e grupe të interesit, vetëm vullneti i qytetarëve e besoj se deri në këto momente e kanë kuptuar që PDK është partia e vetme në Kosovë e cila në mënyrë konstante e ka zhvilluar Kosovën.

Ne e pranojmë kritikën edhe gabimet që i kemi bërë. Jemi larg të përsosurës, mirëpo bindshëm më të mirë se të tjerët. Jo që e themi ne, por, rezultatet e keq-qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje e tani edhe të LDK-së, janë evidente.

Kadri Veseli si kryetar i PDK-së, megjithatë është kujdesur që partia të cilën ai e udhëheq, është në shërbim të qytetarëve, edhe nga opozita.

PDK, pothuajse për një vit në opozitë, ka propozuar e shtyrë politika publike në të mirë të qytetarëve, më shumë se ata që ishin në pushtet.

Me kërkesën e z. Veseli, Partia Demokratike e Kosovës ka treguar një konstruktivitet të jashtëzakonshëm, duke besuar thellë në vlerat demokratike që edhe kalimin në opozitë e shohin si mundësi për të bërë mirë për qytetarët.

Gjatë pandemisë, ne, më shumë ishim këshillëdhënës për të mirë se sa kritik. Buxhetin e votuam për të mos lejuar thellimin e krizës ekonomike, ku shumë qytetarë do të mbeteshin pa punë. Edhe pse LVV dhe LDK në mënyrë tinëzare, na kishin larguar gjatë shqyrtimit të buxhetit në muajin Mars, gjatë kohës së pandemisë.

E ofruam pakon tonë për rimëkëmbjen ekonomike, me vlerë prej 320 milion euro. Para të cilat i ka pasur Kosova. Bashkë me propozimin i ofruam edhe plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve. Ne ishim më se të gatshëm që të uleshim për t’i bashkuar idetë, për një propozim më të mirë për qytetarët
Propozimi ynë u refuzua, përderisa Qeveria Kurti e ofroi një pako që as vet nuk e zbaton.

I votuam marrëveshjet ndërkombëtare, për të siguruar mbi 300 milion euro për Kosovën. Prapë i votuam na marrëveshjet që vete disa prej tyre, Lëvizja Vetëvendosje, i kishte negociuar e pastaj nuk i votuan vetëm pse ishin në opozitë.

Propozuam rezolutë për mbështetje financiare dhe rritje e pagës për stafin shëndetësor, për çdo kategori që është në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. Edhe ligjin anti-covid e kërkuam, por partitë në pushtet, për inate meskine, si herën e kaluar- na refuzuan.

Por, PDK, do të jetë përsëri aty, edhe do ta kryej punën e saj, edhe nga opozita.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK