Connect with us

Kosovë

Bytyçi: Edhe Albulena Haxhiu kërkon bashkëpunim me PDK-në, ku ju mbetën vijat e kuqe?

Publikuar

Bytyci: Edhe Albulena Haxhiu kërkon bashkëpunim me PDK-në, ku ju mbetën vijat e kuqe?

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci, thotë se edhe Albulena Haxhiu ka kërkuar bashkëpunim me PDK-në.

“E për bashkëpunimin e kërkuar nga PDK edhe një herë: ku ju mbetën vijat e kuqe?”, shkruan ai.

Mesazhi i plotë:

Edhe Albulena Haxhiu paska kërkuar bashkëpunim me PDK-në. E çuditshme sa shpejt e tradhton veten Lëvizja Vetëvendosje. Për t’i arritur qëllimet e tyre politike, i harrojnë të gjitha dhe ua fusin shqelm “parimeve” të tyre.

LVV, e cila sa ishte vetë në pushtet thoshte se askund në botë nuk ndodh të rrëzohet një Qeveri në kohë pandemie, sot po kërkon rrëzimin e Qeverisë duke qenë Kosova në valën më të madhe të pandemisë.

Kaq sa për hipokrizinë e tyre.

E për bashkëpunimin e kërkuar nga PDK edhe një herë: ku ju mbetën vijat e kuqe?

NA NDIQ NË FACEBOOK