Connect with us

Sport

Bottas vazhdon bashkëpunimin me Mercedes deri në vitin 2021

Publikuar

Kampionët e botës kanë zgjedhur të mbajnë në skuadër Bottas për vitin 2021, duke zgjatur bashkëpunimin e tij, edhe për një vit.

Finlandezi është bërë pjesë e rëndësishme e Mercedesit që pas përzgjedhjes për të zëvendësuar të pensionuarin Nico Rosberg, në vitin 2016.

“Jam shumë i lumtur që qëndroj me Mercedesin në vitin 2021”, ka deklaruar Bottas, përcjell lajmi.net.

Në sezonin e ri që ka nisur së fundi, Bottas ka fituar çmimin e Madh të Austrisë, ndërsa në dy gara tjera ka përfunduar në podium./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK