Sport
Bonaventura do të largohet nga Milan – tri skuadra të Serie A qëndrojnë si opsione për të

Ylli i Milan, Giacomo Bonaventura raportohet se po konsideron ofertat për t’u larguar nga ‘San Siro’.
Ofertat për mesfushorin nuk janë të pakta dhe thuhet se në tavolinën e lojtarit ka oferta nga Atalanta, Benevento e Torino.
Lojtari ka tash e një dekadë te Milan, por duket se më nuk bën pjesë në planet e Stefano Pioli.
Torino kanë qenë tash e një kohë të interesuar për të, kurse një rikthim tek Atalanta do të ishte kënaqësi e madhe për të.
Benevento në anën tjetër po shtynë me të gjitha forcat për kartonin e tij.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Bonaventura për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/






















