Connect with us

Uncategorized

Biden kërkon të rrëzojë Erdoganin, përgjigje nga presidenca turke: Provoje po munde

Publikuar

më

Zyra e presidentit turk dënoi me forcë deklaratën e ish-zv.presidentit amerikan, njëherësh kandidatit presidencial, Joe Biden, i cili tha se ai do të mbronte një ndryshim të qeverisë në Turqi dhe se ai mund të mbështeste opozitën në synimin e saj për ta rrëzuar presidentin Erdogan në zgjedhjet e vitit 2023.

“Analiza e Biden për Turqinë bazohet në injorancë, arrogancë dhe hipokrizi të pastër,” shkruajti në Twitter zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalin.

Kalin i tha Biden se ditët kur Turqia mund të urdhërohej kishin mbaruar.

“Megjithatë, thjesht ecni përpara, provojeni nëse mendoni se akoma mund ta bëni. Por do të paguani çmimin për këtë”, tha Kalin.

Kreu edhe Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve në zyrën e Presidentit turk, Fahrettin Altun gjithashtu reagoi, duke thënë se deklarata e Biden pasqyronte lojërat që luhen dhe synimet ndërhyrëse drejt Turqisë.

Deklarata e Biden u dënua ashpër në Turqi, përfshirë edhe qarqet opozitare.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara kohët e fundit janë rënduar nga një numër çështjesh, siç është blerja nga Turqia e sistemeve të mbrojtjes ruse S-400, si dhe operacioni antiterror i Turqisë në veri të Sirisë.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë injoruar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Fethullah Gulen, udhëheqësit të organizatëse FETO, e cila akuzohet si përgjegjëse për përpjekjen për grusht shteti ushtarak, në të cilin 251 njerëz u vranë në Turqi në 15 korrik 2016. /tesheshi.com/

.

Lajme5 minutes ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK