Connect with us

Sport

Befasi: Dzeko te Juventus?

Publikuar

Trajneri i ri Andrea Pirlo po kërkon një sulmues që punon shumë, i cili mund të mbajë topin për shokët e skuadrës dhe të shënojë gjithashtu.

Milik ka qenë që një kohë të gjatë i lidhur me Juventusin, kur në krye të skuadrës ishte Maurizio Sarri, por Napoli kërkonte 50 milionë euro për sulmuesin e Polonisë.

Ish bashkëlojtar i Pirlos, Alvaro Morata, është gjithashtu një opsion, i cili nuk po kalon kohën më të mirë të mundshme te Atletico Madrid.

Sipas Sportitalia, Juventus ka nisur bisedimet fillestare me Romën për Dzekon, përcjell lajmi.net.

Dzeko është pjesë e Serie A që nga viti 2016, dhe ka kontratë me Romën deri në vitin 2022./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK