Kosovë
BE nënshkruan kontratë për 300 milionë vaksina anti-Covid me kompaninë e njohur farmaceutike

Komisioni Evropian ka njoftuar për arritjen e një marrëveshje me kompaninë farmaceutike Astra Zeneca për sigurimin e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës anti-Covid.
Reuters raporton se ky organ i Bashkimit Evropian (Komisioni sic), po negocion në emër të 27 vendeve anëtare dhe kontrata nënvizon opsionin e blerjes së vaksinës në rast se aprovohet të jetë e sigurtë dhe e efektshme, shkruan Reuteres, përkthen Periskopi.
“Sot pas dhjetëra javësh negociata, ne kemi arritur në marrëveshjen që mund ta kemi vaksinën potenciale”, thuhet në një deklaratë të Komisioneres për Shëndetësi evropiane, Stella Kyriakides.
Më herët, një grup i përbërë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda kanë siguruar dozat e para të vaksinës për bllokun europian.
Nuk janë dhënë detaje më shumë rreth përmbajtjes së kontratës ose nëse është ndryshuar dicka nga kontrata e mëhershme mes Komisionit Evropian dhe kompanisë farmaceutike./Periskopi/






















