Connect with us

Sport

Bayern i hap rrugën Chelseat, dorëzohet zyrtarisht për Havertz

Publikuar

Ylli i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, vazhdon të jetë një nga temat kryesore në lajmet e sportit nëpër botë.

Mesfushori i ‘Aspirinave’ po kërkohet me ngulm nga Chelsea, këta të fundit që duket se nuk do të kenë asnjë konkurrent.

Shefi i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka bërë të ditur së fundmi se skuadra e tij nuk e përballon dot transferimin e Kai.

“Jam i sigurt se pas Leroy Sane nuk do të ketë transferim të madh nga ne këtë vit”, ka thënë Hoeness, transmeton lajmi.net.

“Kjo nuk ka të bëjë me kualitetet e Havertz. Ne të gjithë mendojmë se ai është shumë, shumë lojtar i mirë”, ishin fjalët e shefit të bavarezëve.

Chelsea tashmë duhet të punojë vetëm për të bindur skuadrën e Leverkusen për kartonin e lojtarit, pasi thuhet se ata kanë marrëveshje për kushtet personale të lojtarit.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do t’ia dalin të gjejnë marrëveshje me skuadrën nga ‘BayArena’, për Havertz. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK