Sport
Bayern dhe Lyon ishin takuar në gjysmëfinale edhe para 10 viteve, kush shkoi tutje?

Fituesi do të takohet me PSG, që një natë më parë mposhti RB Leipzig, 3:0.
Kjo do të jetë herë e dytë që këto dy skuadra takohen në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
Dhjetë vite më parë, Bayern Munich kishte mposhtur në dy ndeshjet gjysmëfinale Lyonin (3:0, 1:0), për të siguruar finalen.
Interi ishte më i mirë në finale
Bayerni kishte humbur finalen nga Interi i Mourinho atë vit, duke u mundur 2:0 në Santiago Bernabeu, me dy golat e Diego Militos.
Bayern ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve edhe në vitin 2012, ku u mposhtën nga Chelsea, ndërsa një vit më vonë (2013) triumfuan përballë Borussia Dortmund./Lajmi.net/






















