Connect with us

Lajme

Bashkimi Demokratik: Sela e Gashi me vrap tek Zaevi, harruan zotimet e Platformës Politike

Publikuar

më

Tryeza e partive parlamentare shqiptare u themelua pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016, nëpërmjet të Deklaratës sëPërbashkët të partive të përfaqësuara në përbërjen e kaluar të kuvendit.

Gati se të gjitha obligimet nga Deklarata e përbashkët u realizuan gjatëmandatit të kaluar me kontributin e të gjitha palëve, që nga barazia gjuhësorë, përmbyllja e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhja e kryetarit të parë shqiptarë të Kuvendit, ministrinë e re përsistem politik, marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë, ndryshimin e kushtetutës, reformat në sistemin e sigurisë dhe në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin në NATO dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Përputhshmërisht, si fituese e zgjedhjeve të 15 korrikut dhe si partia që bartë legjitimitetin e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim inicoi takim të Tryezës së përbashkët më 13 gusht, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore dhe konstituimit të Kuvendit dhe pasi që edhe vet lideri i shqiptarëve z.Ali Ahmeti kishte kontaktuar me telefon me të gjithë kryetarët e partive
shqiptare.

Në këto biseda, z. Gashi konfirmoi gatishmërinë për takim dhe pas konsultimeve me z. Sela, dy ditë më vonë, e anuloi. Z. Sela kërkoi që takimi të mbahet pas verifikimit të mandateve, por edhe ai ndryshoi mëndje. Ndërsa z. Kasami pranoi ftesën dhe takimin e realizuam, kurse z. Thaçi pas bisedës fillestare, nuk u përgjigjë më.

Të gjithë me vrap haruan këto zotime te tyre dhe takimin me z. Ahmeti e zëvendësuan me takim me z. Zaev duke pritur në rend dhe duke mos respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe duke rrënuar qëllimisht pozitat e shqiptarëve.

Që nga parafushata, fushata, dhe pas fushatës, këto parti ndryshuan qëndrimet e tyre disa herë më rradhë.

Andaj, Takimi i djeshëm u thirrë për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta dhe jo për të siguruar mbështetje, por për të ndarë përgjegjësitë dhe për tu bërë bashkë pjesë të ndërtimit të historisë dhe për ti ndarë sukseset.

Përkundër deklarimeve publike afirmative, partitë shqiptare vendosën që ta braktisin Tryezën pa asnjë arsye bashkë edhe me ofertën tonë të sinqertë për ndarje të përgjegjësive.

Qytetarët vlerësojnë qëllimet e të gjithë neve dhe rrjedhimisht ata kanë përcaktuar rolet e të gjitha partive në katër vitet e ardhshme, prandaj dhe ne do ti prijmë bashkimit edhe përkundër nëpërkëmbëzave, pengesave, obstruksioneve dhe përpjekjeve për hyrje nga hyrje anësore, dritare e bodrume.

Bashkimi Demokratik dhe z. Ahmeti do ta vazhdojnë misionin e shenjtë për ti bashkuar shqiptarët edhe përkundër pengesave deri sa të krijohet një alternativë e denjë e bashkuar opozitare e cila nuk punon për dështim e rrënim, por për ndërtim e bashkim.

.

Lajme3 minutes ago

Bekim Sali viziton shkollën “Ismail Qemali” në Cërnilishtë, ndan dhurata për nxënësit

Maqedoni6 minutes ago

Jetë me kredi! Qytetarët po zhyten në borxhe, banesat dhe kreditë konsumatore në rritje

Lajme27 minutes ago

Ministri Besar Durmishi: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Shqipëri28 minutes ago

Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!

Maqedoni33 minutes ago

“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Lajme41 minutes ago

Agim Islami: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Kosovë1 hour ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota1 hour ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni2 hours ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri2 hours ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme2 hours ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme3 hours ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

NA NDIQ NË FACEBOOK