Connect with us

Lajme

Bashkimi Demokratik: Qeveria do të drejtohet nga kryeministër shqiptar

Publikuar

Nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë së Veriut, theksojnë se lideri i kësaj partie “Zoran Zaev do të jetë mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut”.

Ndërkaq nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se kjo parti mbetet në qëndrimin që “qeveria e re e vendit të drejtohet nga kryeministër shqiptar, përkatësisht Naser Ziberi”.

Sefer Selimi, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë thotë se bisedimet mes social-demokratëve (LSDM-së) dhe internistëve, kanë arritur në një pikë të vështirë të zhvillimit të bisedimeve për qeverinë e re, sepse të dy partitë kërkojnë të gjendet një formë përmes së cilës të dalin fitimtarë para elektoratit të tyre rreth synimeve për çka janë angazhuar gjatë fushatës zgjedhore.

Nano Ruxhin, ish-ambasador, ligjërues i shkencave politike në Universitetin FON të Shkupit, për Radion Evropa e Lirë thotë se përmes ndikimit të “forcave ndërkombëtare” vendi do të ketë qeveri të re për tu ballafaquar me sfidat rreth dialogut Shkup-Bruksel për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

“Shpresoj që së shpejti të tejkalohen këto probleme dhe vendi sa më shpejtë të jetë e mundur të formojë qeverinë për të mirën e qytetarëve, në të mirë të proceseve euro-integruese dhe veçanërisht për tu ballafaquar me koronavirusin dhe problemet që ka shkaktuar pandemia”, thekson Ruzhin.

Ndryshe, pas konstituimit të institucionit ligjvënës, të martën në bazë të Kushtetutës së vendit rrjedh afati kohor prej dhjetë ditëve për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës presidenti i shtetit Stevo Pendarovski duhet të japë mandatin për të formuar qeverinë.
Pas kësaj, kandidati që ka marrë mandatin nga presidenti i shtetit ka në dispozicion 20 ditë që të paraqet programin e qeverisë së re në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë së re të shtetit.

.

Maqedoni1 hour ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri4 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni5 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme5 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni5 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme6 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri6 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë7 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

NA NDIQ NË FACEBOOK