Connect with us

Sport

Bartomeu ofroi dorëheqjen nga Barcelona, befason ‘veprimi’ i Messit

Publikuar

Josep Maria Bartomeu ofroi dorëhqjen nëse kjo nënkupton se Lionel Messi do të mbetet në Barcelonë.

Futbollisti dhe babai i tij ishin informuar për “ofertën”, por për momentin asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur.

Duket se Messi ende dëshiron të largohet nga Barcelona, shkruan “Sport”, transmeton lajmi.net.

Messi pritet të japë mendimin e tij rreth gjendjes aktuale së shpejti.

Por, tani për tani nuk dihet nëse Messi do të komunikojë mesazhin e tij edhe pse sipas burimeve të ‘Sport”, kjo mund të sqarohet shumë shpejtë.

Asnjëra palë nuk dëshiron të zbrapset. Bartomeu nuk dëshiron ta shesë Messin e as ta lejojë largimin e tij si futbollist i lirë.

Në anën tjetër, Messi është i vendosur të kërkojë largimin derisa spekulohet se mund të bashkohet me Pep Guardiolën në Manchester City.

Në ditët e ardhshme, Messi pritet të paraqitet për teste PCR të dielën. Të hënën, Ronald Koeman do ta udhëheqë seancën e parë stërvitore si trajner i Barcelonës. /Lajmi.net/