Connect with us

Sport

Bartomeu: Nuk ka oferta për Ansu Fati

Publikuar

Ansu Fati është lojtari që ka bërë bujë të madhe këtë edicion, duke treguar veten e tij me skuadrën e parë të Barcelonës.

Fati tashmë shihet si një nga lojtarët me një të ardhme tejet të ndritur, duke bërë që emri i tij të lidhet me skuadra si Manchester United.

Lidhur me situatën e Fati ka folur presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë ofertë për tinejxherin.

“Nuk ka ndonjë ofertë formale për të, por ka interesim nga disa klube”, ka thënë Bartomeu për ‘Sport’, transmeton lajmi.net.

“Përgjigja e Barcës ka qenë ‘jo’. Ansu nuk është në shitje. Është esencial për klubin dhe të ardhmen e këtij klubi”, ka shtuar presidenti.

Ansu Fati e Riqui Puig kanë qenë dy lojtarët që janë promovuar më shumë këtë edicion nga Barcelona.

Thuhet se skuadra katalane po punon për një kontratë të re me Ansu Fati. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK