Connect with us

Sport

Barcelona nuk dorëzohet për Neymar, oferta e radhës mund të jetë e parezistueshme për PSG-në

Publikuar

Braziliani është shumë i lidhur me një rikthim në ‘Camp Nou’, pas largimit shokues drejt PSG për 222 milionë euro para tre viteve.

Por megjithë përpjekjet, Barca nuk ka mund të bind ekipin francez për transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Oferta e parë këtë verë për Neymar pritet të jetë pothuajse e parezistueshme për kampionët e Ligue 1, të cilëve do t’i ofrohen shërbimet e Antoine Griezmann plus 60 milionë euro të tjera.

Griezmann zhgënjeu në aventurën me Barcelonën, ndoshta edhe për shkak të mospërshtatjes së sistemit të lojës me Blaugranasit. Barca nuk e sheh të ardhmen me francezin në ekip, prandaj nëse PSG pranon, atëherë ai do të shkëmbehej me Neymar plus 60 mln euro. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK