Connect with us

Sport

Barcelona nis kërkimet për trajner të ri – presion maksimal mbi Setien para ndeshjes ndaj Bayern

Publikuar

me

Quique Setien nuk ka bërë punën më të mirë të mundshme me skuadrën e Barcelonës, ani pse sonte luan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barca do të luajë përballë Bayern, në një ndeshje ku bavarezët vijnë me formë më të lartë.

Para ndeshjes, ‘ESPN’ raporton se Barcelona po kërkojnë për zëvendësuesin e Setien, transmeton lajmi.net.

Dështimi ndaj Bayern Munich me shumë gjasë mund të jetë dështimi i fundit që Setien do të bënte me katalanët.

Kandidatët potencial për zëvendësuesin e Setien janë Ronald Koeman, Mauricio Pochettino por edhe Xavi Hernandez. /Lajmi.net/

Advertisement

MË TË LEXUARAT