Connect with us

Sport

Barcelona e ka qartë: Vetëm për kaq milionë euro largohet Messi

Publikuar

Barcelona nuk dëshiron të heqë dorë nga klauzola e dëmshpërblimit që përmbahet në kontratën e tij aktuale, e cila arrin në 700 milionë euro.

Sigurisht, nuk ka asnjë klub futbolli në botë që mund të lejojë një shumë të tillë për një lojtar, por mund të mos jetë e nevojshme nëse Messi nuk e zgjat kontratën aktuale deri në qershor 2021.

Prandaj, mendimi i njerëzve kryesorë në klub mund të ndryshojë pasi ata rrezikojnë të mbeten pa një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Messi është zhgënjyer me politikat e Barcelonës në sezonet e fundit dhe mediat spanjolle shkruajnë se ai po mendon seriozisht të largohet.

Inter, Manchester City dhe PSG përmenden si destinacione të mundshme për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

NA NDIQ NË FACEBOOK