Connect with us

Sport

Barca vazhdon çmenduritë – jep Coutinhon për 9 milionë funte

Publikuar

Skuadra e Barcelonës duket sikur nuk ka asnjë plan për merkaton e verës, dhe po vazhdon me marrëveshje që duken të befasishme.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Barcelona kanë ofruar Philippe Coutinho tek Arsenal, për vetëm 9 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Në një marrëveshje të mundshme me Arsenal obligative do të jetë përfshirja e Matteo Guendouzi si pjesë këmbimi.

Negociatat mes Arsenal dhe Barcelona thuhet të jenë tashmë në fazën e parë.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet finalizimi i kësaj marrëveshje, që duket se Arsenalin do ta nxjerr shumë më mirë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK