Connect with us

Sport

Barca e bën gati ofertën prej 15 milionë euro për mbrojtësin e Cityt

Publikuar

Katalanët kanë vendosur 19 vjeçarin si një synim kryesor të tyre, me spanjollin që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze.

Para ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, Pep Guardiola ka zbuluar se Garcia ka refuzuar kontratën e re.

Barca tani do të rris përpjekjen për anëtarin e Spanjës U21, që e ka bërë të qartë dëshirën për largim.

Mos vazhdimi i kontratës me Cityn, mund të bëjë që Garcia t’i bjerë ndjeshëm çmimi, me Manchester City që nuk do të dëshironte që lojtari t’i largohej falas verën e ardhshme./Lajmi.net/