Sport
“Bale po humb kohë, duhet të rikthehet te Tottenham”

Reprezentuesi i Uellsit e ka gjetur veten jashtë planeve të Zinedine Zidane te Real Madrid, dhe e ardhmja e tij duket larg ‘Santiago Bernabeut’.
Pavarësisht situatës, Gareth Bale është parë i relaksuar, duke qëndruar në bankinë te Real Madrid.
Por, sipas legjendës gjermane, Jurgen Klinsmann, Bale duhet të rikthehet te Tottenham, dhe të mos humb kohë te Real Madrid.
“Koha kalon shpejt si futbollist dhe ju nuk mund ta humbni atë”, ka deklaruar Klinsmann, përcjell lajmi.net.
“Ky është ndëshkimi më i keq për një lojtar që është në stol”.
“Si një tifoz i Tottenhamit, unë do të doja që ai të rikthehej”./Lajmi.net/
















