Connect with us

Kosovë

Babai i të riut që u vetëvar në qeli: Si ndodhi kjo kur shtrati nuk ka më shumë se 1 metër e gjysmë lartësi?

Publikuar

më

Egzon Shabani mëngjesin e së premtes u gjet i vetëvrarë në qelinë e tij ku po vuante dënimin.

Vetëvrasja e dyshuar e djalit nga Vushtrria u krye në në një formë misterioze. Në shtratin e fjetjes në katin e dytë ai kishte thuajse një metër nga vendi ku është varur, njofton Klan Kosova.

Për këtë babai i tij, Shaban Shabani, thotë se dëshiron vetëm të dijë rrethanat që çuan djalin e tij deri në këtë akt.

“E dinim që djali është sigurt aty. Vetëm më kanë thënë se djali ka ndërruar jetë dhe pastaj fëmija e kanë lexuar në gazeta se ka bërë vetëvrasje. Vetëm 1 metër e gjysmë i ka pasë aty, si ka mundur të ndodhë?”.

“Djali më ka shkuar, por po dua të di se qysh e tek ndodhi e gjithë kjo sepse e di që mund t’i ndodhë gjithkujt, por veç po dua të di çka e ka shtyrë djalin të shkojë deri te vetëvrasja”.

Babai i tij thotë se djali i vdiq pa e parë një kohë të gjatë.

“Për herë të fundit kam folur tri ditë para Bajramit. Veç do pare më ka pyetur nëse ia kam dërguar. I thashë se po ia kam dërguar 50 euro.

Por, më as për Bajram nuk më ka thirrur as asgjë. Ka më shumë se një muaj që s’e kam parë. Por, edhe në herën e fundit kur e kam takuar hiç s’është vërejtur që është i brengosur. I thosha rri mirë dhe sillu mirë se shkon shpejt kohë e lirohesh”.

“Mos i ndodhtë kjo askujt. Ai ka pasë nevojë për kontrollë e psikiatër”.

Rrëfimin e tij mund ta ndiqni rreth minutës së 32-të dhënë në Edicionin Special:

Lajme29 minutes ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni1 hour ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri2 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme3 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme3 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme4 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme4 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni4 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri5 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme5 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme6 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Zgjedhjet lokale konfirmuan fitoren plebishitare të VLEN-it, 10 me 3 kundrejt BDI-së

NA NDIQ NË FACEBOOK