Connect with us

Sport

Babai i David Silvas i përgjigjet Igli Tares

Publikuar

Silva të hënën mbrëma është zyrtarizuar te Real Sociedad, duke i befasuar të gjithë, pasi ka qenë shumë afër marrëveshjes me Lazion.

Igli Tare, përmes një reagimi ka shprehur zhgënjimin e tij për David Silvan, duke thënë se e respekton si futbollist, por jo si person, pas transferimit te Real Sociedad.

“Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, Lazio foli me përfaqësuesin, jo me David, nuk e di pse e emërojnë atë si person”, ka deklaruar babai i mesfushorit, përcjell lajmi.net.

“Ai nuk kishte një marrëveshje të mbyllur me Lazion dhe ka pasur ekipe tjera si Real Sociedad që gjithashtu kanë folur me të”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK