Lajme
Autoritetet e Maqedonisë po merren me rastin e të riut nga Opoja që vdiq në liqen

Një i ri nga Opoja ka humbur sot jetën në liqenin që ndodhët pak kilometra në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut.
Viktima është nga një fshat i Komunës së Dragashit.
Lidhur me këtë për Klanin ka dhënë detaje edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ai pohon se janë në kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut meqë organet kompetente të atjeshme janë duke u marrë me rastin.
Klan Kosova merr vesh personi që ka humbur jetën, është i moshës 18 vjeçare.

















