Connect with us

Kosovë

Austria në shok: Kolona 11 kilometra të gjata në rrugët që dërgojnë jasht vendit

Publikuar

Mediat austriake raportojnë se pavarësisht kufizimeve në kufi për hyrje në këtë shtet, një kolonë e madhe është bërë në dalje të vendit.

Ndërkohë sipas Index.hr, këto kolona aktualisht janë krijuar nga turistët gjermanë të cilët duan të shkojnnë në Kroaci, pavarësisht vendimit të shtetit austriak për të pasur testet nëse janë të infektuar me koronavirus ose për të hyrë në karantinë. Një vendim i tillë, ka shkaktuar polemika të ashpra mes politikanëve kroatë dhe atyre austriakë, përkthen Periskopi.

Austria, fillimisht e kishte listuar Kroacinë si një ‘vend me rrezikshmëri të lartë për të udhëtuar’.

Ndërkohë përkundër vendimit të autoriteteve austriake për të kushtëzuar hyrjen në këtë vend, janë vërejtur radhë të gjata të kolonave por në dalje, e jo në hyrje të Austrisë. Sot është vërejtur një kolonë prej 11 kilometrash në rrugët që dërgojnë jasht Austrisë./Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK