Connect with us

Sport

Aurier edhe më pranë Milanit

Publikuar

Spurs kanë paguar 16.5 milionë euro për transferimin e Doherty, të cilin e zyrtarizuan sot, duke nënkuptuar se Aurier nuk është më pjesë e planeve të tyre.

Mediet angleze kanë raportuar se Aurier i është ofruar Wolves në marrëveshjen me Doherty, por reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka refuzuar një gjë të tillë.

Ai është i fokusuar tërësisht në lëvizjen te Milan, megjithëse ka ende një distancë të konsiderueshme mes dy klubeve.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, çmimi i kërkuar nga Tottenham mbetet 20 milionë euro, ndërsa Milan po ofron pak më pak se 15 milionë euro./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK