Connect with us

Lajme

ASH-AAA ia bëjnë të qartë Bashkimit Demokratik: Nuk zhvillojmë negociata për qeveri, do ta votojmë Naser Ziberin për kryeministër (VIDEO)

Publikuar

me

Deri sa Bashkimi Demokratik si duket po e ka vështira https://zyrtare.net/2020/08/ash-aaa-ia-bejne-te-qarte-bashkimit-demokratik-nuk-zhvillojme-negociata-per-qeveri-do-ta-votojme-naser-ziberin-per-kryeminister-video/të kuptojë, ose qëllimisht po manipulon duke akuzuar partitë tjera për përçarje, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA edh enjë herë ia kan bë të qartë se 12 deputetët e këtij koalicioni do ta votojnë naser Ziberin për kryeministër në parlament. ASH dhe AAA njoftojnë opinionin se nuk janë duke zhvilluar kurrfarë negociata për pjesëmarrje në qeveri dhe se janë të vendosura të votojnë Naser Ziberin.

“Në lidhje me këtë dëshirojmë ta informojmë opinionin se ne nuk kemi zhvilluar asnjë takim formal a çfarëdo takimi tjetër me temën e pjesëmarrjes në qeveri dhe as që do të bisedojmë para se fituesi legal, por jolegjitim, i zgjedhjeve në kampin shqiptar, pra Bashkimi Demokratik, ta konsumojë të drejtën e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë. Opinioni duhet ta dijë se ka përfunduar koha kur partitë shqiptare shtyheshin në derën e qeverisë se kush do të hyjë më parë në të, duke ia ulur pazarin njëra-tjetrës. Ndonëse ne jemi fituesit legjitimë të zgjedhjeve të 15 korrikut në kampin politik shqiptar, megjithatë nuk do të hyjmë në negociata derisa Bashkimi Demokratik ta përmbushë premtimin e tij për ta bërë z. Naser Zyberi kryeministër. Madje, siç edhe e kemi thënë, nëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vjen një propozim për kabinet qeveritar, ku z. Zyberi është kandidat për kryeministër, ne me 12 deputetët tanë do ta votojmë atë. Por, nëse Bashkimi Demokratik-ja nuk arrin ta realizojë këtë zotim, për të cilin e ka legalitetin, ajo parti nuk ka të drejtë që ndryshe të marrë pjesë në qeveri dhe prandaj vendi i saj mbetet opozita.

Kur jemi këtu duam t’ju njoftojmë edhe përkitazi me takimin e ftuar për Tryezën e Partive Parlamentare Shqiptare. Përkundër fjalëve të pamatura dhe ofenduese të kryetarit të Bashkimit Demokratik ndaj nesh, që nuk janë risi në fjalorin e tij, dëshirojmë të shpjegojmë se ne më 07.08.2020 e kemi pranuar ftesën për pjesëmarrje në Tryezë, ndërsa më 11.08.2020 jemi përgjigjur pozitivisht ndaj saj, duke kërkuar vetëm shtyrjen e saj dhe caktimin e rendit të ditës. Por, në vend të caktimit të një date tjetër, ftuesi i këtij takimi na ka kthyer përgjigje po atë mbrëmje, pas letrës sonë, duke e caktuar rendin e ditës, por pa e ndryshuar datën e mbajtjes së takimit. Duke u gjendur në këtë pozitë imponuese, neve na u pamundësua pjesëmarrja në Tryezë, ndërsa nënteksti i këtij takimi ishte se ftesa ka qenë sa për sy e faqe, që takimi të mos realizohet. Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, urojmë që Tryeza e Partive Parlamentare Shqiptare, si mekanizëm për koordinimin e qëndrimeve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, do të vazhdojë të funksionojë në të ardhmen, duke i tejkaluar edhe këto pengesa.

Për fund po ju themi edhe një herë shkurt e shqip: o bëjeni kryeministër Naser Zyberin o ikni në opozitë!”, thuhet në paraqitjen e përbashkët të përfaqësuesve të Aleancës dhe Alternativës, Skender Rexhepi Zejd dhe Elmi Aziri.

Video:

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT