Connect with us

Sport

Arthur rikthehet më në fund në Barcelonë, për këtë arsye

Publikuar

Një muaj më parë, ishte konfirmuar se Arthur do të largohet në drejtim të Juventusit, dhe nga ajo kohë, ai nuk është paraqitur për Barcelonën.

Ai ka qëndruar në Brazil, madje duke refuzuar rikthimin në stërvitje te Barcelona.

Shkaku i kësaj, Barcelona ka njoftuar se do të ndjek rrugët ligjore për këto sjellje të lojtarit.

Mediet në Spanjë, raportojnë se Arthur më në fund është rikthyer në Barcelona. Ai ka vendosur të flas me drejtuesit e Barcelonës, për të arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës, në mënyrë që të jetë i gatshëm t’i dedikohet Juventusit, para datës së planifikuar.

Por, ajo që po e pengon Barcelonën është se Miralem Pjanic, i cili do të lëviz në krahun e kundërt, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet për Juventusin, që nga zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.

Arthur raportohet të jetë i zhgënjyer, sepse Barcelona pa vullnetin e tij e ka përfshirë në marrëveshjen me Juventusin./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK