Sport
Arteta fiton trofeun e parë si trajner – Arsenal mposht Chelsea në finalen e Kupës FA, me brilancën e Aubameyang

Arsenal ishte skuadra më e mirë në finalen e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
‘Gunners’ gjetën veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave, kur në një aksion të rrjedhshëm, Pulisic gjeti veten mirë të vendosur për të shënuar për 0:1.
Christian Pulisic becomes the first American to score in an #FACupFinal
pic.twitter.com/XhHaLZFemC
— Goal (@goal) August 1, 2020
Përgjigja e Arsenal vonoi deri në minutën e 28’, kur Pierre Emerick Aubamyeang shënoi për 1:1, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë, kur po luhej minuta e 68’, Aubameyang tregoi edhe një herë aftësitë e tij, duke i dhënë leksione Zoumas, për të shënuar me ‘lob’ përballë Willy Caballero. Ky gol doli të ishte goli që i siguroi trofeun Arsenal.
![]()
Aubameyang! Dançando pela defesa, Aubameyang marca o segundo da Final para o Arsenal!
![]()
#EmiratesFACup #FACupNoDAZN pic.twitter.com/4qAN2rayWa
— The Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) August 1, 2020
Gjithsesi, vlen të cekët se pesë minuta pas golit, Mateo Kovacic u ndëshkua me karton të kuq, për ta lënë Chelsean me 10 lojtarë në fushë.
Deri në fund, lojtarët e Mikel Arteta arritën të administrojnë mirë me rezultatin. Kështu, Arsenal siguron edhe biletën për Ligën e Evropës. /Lajmi.net/


Aubameyang! Dançando pela defesa, Aubameyang marca o segundo da Final para o Arsenal!





















