Lajme
Arrihet marrëveshje për Siniçanin. Brenda 10 ditësh duhet të fillojnë punët për sistemin ujësjellës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Bogovinës kanë arritur marrëveshje për problemin e ujësjellësit në fshatin Siniçan. Kryetari i Bogovinës për TV21 tregon se brenda 10 ditësh duhet të fillojnë punët, ndërsa Komuna duhet të bëjë gati projektin për sistemin ujësjellës. Kjo zgjidhje vjen pasi për disa ditë me radhë banorët e Siniçanit protestuan në bjeshkët e Sharrit, pasi policia ndaloi nismën e tyre vullnetare, për të vendosur sistem ujësjellës.
.
















