Connect with us

Sport

Arrihet marrëveshja, Schick transferohet te Leverkusen

Publikuar

Reprezentuesi çek sezonin e kaluar ishte i huazuar te RB Leipzig, por do të vazhdojë të mbetet në futbollin gjerman.

Sipas Gianluca di Marzio, Leverkusen do të paguajë rreth 27 milionë euro për lojtarin, plus një përqindje të shitjes, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi ishte blerë nga Sampdoria për 42 milionë euro në vitin 2017, dhe largohet nga Roma pas 58 ndeshjeve, duke kontribuar me tetë gola dhe tri asistime.

Ndërsa te Leipzig, Schick ka shënuar 10 gola në 22 ndeshje./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK