Connect with us

Kosovë

Arrestohet ish-Ministri Numan Baliq, ngacmoi seksualisht pacienten në Spitalin e Pejës

Publikuar

më

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është arrestuar nga Polica e Kosovës nën dyshimin se në vendin e tij të punës ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ky i fundit tha se me urdhër të prokurorisë, ish-ministri Baliq është dërguar në ndalim 48 orësh.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, tha Nikçi për KP.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 12 gusht, në ora 22:53.

Ndryshe, ish-ministri Numan Baliq kohë më parë ishte liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmimi në telefon dhe duke i dërguar edhe letra.

Sipas aktakuzës, Baliq i kishte dhënë letra me përmbajtje ngacmimi dëshmitares A.K., për t’ia dërguar praktikantes, letra të cilat më pas i kishte lexuar dhe i kishte grisur viktima. Rasti ishte paraqitur në polici në shtator të vitit të kaluar.

Pas aktakuzës ai ishte suspenduar nga puna, si kirurg në Spitalin Rajonal të Pejës./Periskopi/

Lajme13 minutes ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme14 minutes ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni48 minutes ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

Lajme58 minutes ago

Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!

Shqipëri1 hour ago

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

Lajme2 hours ago

KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

Lajme2 hours ago

Osmani nga Parisi: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimeve në institucionet franceze

Lajme2 hours ago

Vendos Gjykata Supreme: Valon Lluka mbetet në paraburgim deri në vendosjen nga Gjykata Themelore

Lajme3 hours ago

Bekim Sali nga Dublini: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime për qytetarët edhe para anëtarësimit në BE

Maqedoni3 hours ago

Hetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientët

Maqedoni4 hours ago

Sekuestrohen rreth dy tonë mish i pasigurt, do të shkatërrohen në “Drislla”

Maqedoni4 hours ago

Ambasada ruse mohon përfshirjen në rrjetin e dyshuar propagandistik në Maqedoninë e Veriut

NA NDIQ NË FACEBOOK