Sport
Arbëria nënshkruan me Kaçiun

Skuadra më e re në Superligën e Kosovës në futboll, Arbëria, po përgatitet për një sezon sa më të mirë.
Përmes faqes zyrtare të klubit, Arbëria njofton se kanë arritur marrëveshje me portierin Donat Kaçiu, përcjell lajmi.net.
Kjo lëvizje shihej si shumë e nevojshme nga klubi, pasur parasysh opsionet për portën.
Kaçiu së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Ferizaj. Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të KF Arbëria për transferimin e fundit. /Lajmi.net/






















