Connect with us

Kosovë

Apple e vendosi Kosovën në hartë, por jo si shtet të pavarur

Publikuar

më

Gjiganti teknologjik amerikan, “Apple Inc.” për herë të parë e ka vendosur emrin e Kosovës në shërbimin e saj të njohur si “Apple Maps”, por jo edhe kufijtë ndërkombëtarë të këtij shteti.

Kërkesa e mbi 197-mijë qytetarëve drejtuar me anë të një peticioni në “Change.org”, duket të jetë marrë parasyshë nga “Apple”, por jo në plotni.

Republika e Kosovës e cila e ka shpallur pavarësinë e saj qysh nga viti 2008-të, vazhdon të shfaqet në “Apple Maps” si pjesë e kufijve ndërkombëtarë të Serbisë ndonëse disa vija të holla dhe të ndërprera ngjyrë gri, i paraqesin kufijt e Kosovës.

Këto vija të ndërprera, me të cilat Kosova paraqitet edhe në “Google Maps”, nuk shfaqin kufijtë ndërkombëtar të një shteti, por “Kufijtë e Diskutueshëm”.

Kjo tregon që “Apple” ende e sheh si të “diskutueshme” shtetësinë e Republikës së Kosovës të cilën e kanë njohur deri tani 115 entitete sovrane, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpos kësaj, emrat e qyteteve të Kosovës nuk figurojnë fare në hartë, përveç atij të kryeqytetit, i cili shfaqet në gjuhën serbe dhe i shkruar në alfabetin latin “Gaj” që përdoret nga sllavët në vend të shkrimit në çirilicë. Qytetet e Kosovës shfaqen vetëm në bazë të kordinatave “Latitude” dhe “Longtitude”.

Territori i Kosovës në këtë shërbim të “Apple” vazhdon ende të figurojë si pjesë e Sërbisë dhe për këtë mjafton vetëm një kërkim i qytetit tuaj duke e shtuar pas saj edhe pjesën “, Serbia”.

Shikoni demonstrimin më poshtë:

Në anën tjetër, Megi Cara e cila e ka krijuar peticionin drejtuar “Apple” sot e ka “shpallur fitoren” në “Change.org” duke shkruar se është e lumtur që, sipas saj, “Apple” e ka vendosur Kosovën në hartë.

“Bashkimi e bënë fuqinë. Jam shumë e lumtur të them se Kosova është vendosur në Apple Maps! Faleminderit për mbështetjen!” – ka shkruar ajo.

Kjo shpallje e “fitores” nga Cara bie në kundërshtim me peticionin që kjo e fundit ia kishte drejtuar “Apple”. Aty ajo e konsideronte si “shqetësuese që Kosova nuk po shfaqet në Apple Maps” dhe se “me vështirësi mund t’i shihni kufijtë e saj”, çka realisht nuk ka ndryshuar fare pos që figuron emri i shtetit.

Ky peticion shumë shpejt u shndërrua në një nga temat më të përfolura, dhe nxiti debate të ashpra mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ishte ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa ajo e cila në llogaritë e saj në rrjetet sociale i kishte këruar gjigjantit “Apple” që t’i vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartë, duke u ndjekur më pas edhe nga Rita Ora, Ava Max dhe shumë emra të tjerë.

Reagime të ashpra pati nga estada serbe të cilët po mundoheshin ta parqesin këngëtaren shqiptare si nacionaliste dhe nisën fushatën kundër saj.

Përpos kësaj, serbët u bënë bashkë dhe krijuan tri peticione për të mos e vendosur Kosovën në hartë – njërën e krijoi ai që njihet si ‘këlyshi i Putinit’, Boris Malagurski dhe dy të tjerat dy serbë.

Pavarësisht se shumkush po i shpërndanë informacionet kinse “Apple” është dorëzuar ndaj shqiptarëve, një gjë të tillë nuk duket të ketë ndodhur në realitet.

Peticioni i vetëm me të cilin shqiptarët i drejtoheshin gjigjantit teknologjik amerikan, “Apple Incorporation”, është mbyllur dhe ka shpallur “fitoren” duke “u dorëzuar” përballë betejës për paraqitjen e kufijve të plotë të Kosovës, dhe duke iu gëzuar faktit se po figuron vetëm emri “Kosovo”.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni14 minutes ago

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

Shqipëri44 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme2 hours ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri6 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme7 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri9 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme10 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni11 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri11 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë12 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

NA NDIQ NË FACEBOOK