Connect with us

Kosovë

Analist Abdullahu kërkon mbrojtje për qentë: “Natën, qeni është i barabartë me njeriun”

Publikuar

Analisti i njohur kosovar i zhvillimeve të fundit politike, Faton Abdullahu, në statusin e tij të fundit në Facebook ka shkruar për diçka mjaft të pazakontë por të drejtë: qentë.

Abdullahu ka shfrytëzuar “Ditën Ndërkombëtare të Qenit” që u shënua dje për të kërkuar mbrojtje dhe trajtim më të mirë të qenve.

Me këtë rast ai ka ndarë me ndjekësit e tij edhe ato që thotë kanuni për këtë kafshë, shkruan Periskopi.

Sipas Kanunit, ditën njeriu ka më shumë të drejtë se sa qeni ndërsa natën ky i fundit bëhet i barabartë me njeriun.

“Kanuni njeh katër lloje qensh: (a) qentë e lidhur, (b) qentë e stanit, (c) qentë e gjahut dhe (d) qentë shtëpiakë.” – citon ai, përcjell Periskopi.

Z.Abdullahu ka ndarë edhe një fotografi të një djali të ri (ndoshta ai vetë) ku duket derisa mban në duar një qen.

Statusi i plotë:

“Qeni në Kanunin Shqiptar”

Dje paska qenë “Dita Nderkombëtare e Qenit” kjo shënohet për ti sensibilizuar njerëzit për mbrojtjen dhe trajtimin e mirë të qenve. Ja dicka shumë interesante dhe shumë e lashtë nga ‘E drejta zakonore shqiptare’ se si e trajtonin shqiptarët këtë kafshë me dispozita e sanksione

“Kanuni njeh katër lloje qensh: (a) qentë e lidhur, (b) qentë e stanit, (c) qentë e gjahut dhe (d) qentë shtëpiakë.

“Dita është e udhëtarit jo e qenit, kështu që të drejtën e ka ai, jo qeni.

“Natën qeni është i barabart me njeriun”

– Kanuni Shqiptar

Per me shumë – https://albforumi.com/threads/‘ligji-i-qenit’-në-kanunin-shqiptar.30945/

NA NDIQ NË FACEBOOK