Kosovë
Ambasada britanike e zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me mos emërimin komisarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
“Kemi ndjekur me zhgënjim dështimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi më 14 gusht. Procesi transparent dhe meritor, i mbështetur nga projekti ynë i rekrutimit, kishte nxjerrë dy kandidatë të përshtatshëm”.
Sipas Ambasadës mosemërimi vë në dyshim zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit dhe se dërgon sinjal negativë tek profesionistët e pavarur.
” Mosemërimi i asnjërit prej tyre vë në dyshim zotimin e deklaruar të partive politike për të zbatuar Memorandumin e Mirëkuptimit me Ambasadën Britanike, por ç’është më e rëndësishmja, dërgon sinjal negativ për profesionistët e pavarur në Kosovë dhe shpresat e tyre për të kontribuuar në Institucionet e Kosovës. Çdo emërim publik do të duhej të merrte parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve të tij, dhe jo interesin e ngushtë partiak”.




















