Connect with us

Lajme

Albin Kurti: Hashim Thaçi po përzihet në zgjedhjet e Amerikës

Publikuar

Ish-kryeministri dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se po përfshihet në zgjedhjet e SHBA.

Kurti beson se kjo i bën dëm Kosovës pasi, sipas tij, në fushata mund të përfshihen krerë partish por jo edhe krerët institucional.

Madje, Kurti ka përmendur edhe përkrahjen që Thaçi pati për Hillary Clinton kundër Donald Trump, ndërkohë që tani thotë se përkrah këtë të fundit kundër Joe Biden.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, u përzie në zgjedhjet amerikane të 2016, kundër Donald Trump-it, e tash po përzihet në zgjedhjet e 2020 kundër Joe Biden-it. Të dyja herët, ka vepruar gabim, dhe e ka dëmtuar Kosovën. Mund të përfshihen në fushata krerët e partive, që mbështesin partitë me ideologji të ngjashme, por në asnjë mënyrë nuk bën të përfshihen krerët institucionalë shtetërorë, sepse është kundër parimeve elementare të diplomacisë e demokracisë”, ka thënë Kurti.

Këto deklarata, Kurti i tha në një status në Facebook ku bëri të ditur se refuzon ftesën e shqiptarëve të Amerikës për t’u takuar krerët kosovarë diku në SHBA. Si arsye për refuzim, ndër të tjera, Kurti ka thënë se kjo mund të konsiderohej se politikanët kosovarë po përzihen në zgjedhjet amerikane.

“E si vërejtje shtesë, duke qenë se në ShBA ka filluar tashmë para-fushata elektorale, një takim i tillë i gjithë subjekteve politike të Kosovës do të mund të intepretohej si mbështetje gjithëpartiake në Kosovë, për një proces që ka mbështetje vetëm njëpartiake në ShBA”, ka thënë ish-kryeministri.

.

Shqipëri11 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme1 hour ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

NA NDIQ NË FACEBOOK