Kosovë
Aktivistët e shoqërisë civile dorëzojnë në Prokurori peticioni “Drejtësi për Kujtimin”

Aktivistë të shoqërisë civile kanë dorëzuar në Prokurori peticionin bashkë me listën e nënshkruesve “Drejtësi për Kujtimin”, raporton Ekonomia Online.
Në njëvjetorin e vrasjes dhe përdhunimit të 11 vjeçarit nga Fushë-Kosova, kishte nisur një peticion nga 11 korriku deri më 11 gusht për të kërkuar drejtësi për Kujtimin.
Më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen “Xhemail Mustafa”b të Fushës Kosovës, ishte gjetur i vdekur 11 vjeçari Kujtim Veseli.
Ai dyshohet se u dhunua seksualisht dhe pastaj u vra.


















