Connect with us

Lajme

Aksident i rëndë në Ksamil, shtetasi nga Maqedonia humb kontrollin e makinës dhe përplaset

Publikuar

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Bertenesh, në afërsi të Ksamilit. Sipas policisë, automjeti tip Skoda ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës, raporton Panorama, përcjell Zyrtare.net

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, T. K., 44 vjeç, banues në Maqedoni. Ai është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sarandë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë fshatit Berdenesh, automjeti tip Skoda ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën anësore të rrugës.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas, i cili është transportuar për në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit, përcjell Zyrtare.net.

NA NDIQ NË FACEBOOK