Connect with us

Lajme

Ahmeti fton tryezën e partive shqiptare, Zaev thotë se tryeza të këtilla mund të thërrasin edhe partitë e tjera

Publikuar

Në takimin e përbashkët të katër krerëve të partive parlamentare shqiptare, që Ali Ahmeti e ka thirrur për më 13 gusht, krahas temave të tjera, do të kërkohet edhe mbështetje për Kryeministrin shqiptar, dhe ky nuk është ndonjë sekret, thotë kreu i integristëve.

“Kjo nuk është sekret. Unë mendoj që është vendosur në tavolinë…” tha Ahmeti.

Këtë hap të Ahmetit për tryezën e përbashkët shqiptare, kreu LSDM-së Zoran Zaev, e sheh si mesazh ndaj tij, ndërsa se tryeza të tilla mund të bëjnë edhe partitë joshqiptare.

“Thirrjen e BDI-së që të takohet me të gjitha partitë për temën “Kryetar i Qeverisë me propozim të BDI-së”, po, e ndjej si presion, më tej nuk do të flas, dua t’i jap shans bisedimeve. Është normale, sepse edhe të gjitha partitë e tjera që janë përfaqësues të qytetarëve joshqiptarë mund edhe ata të mblidhen ashtu, mundemi me partitë boshnjake, me VMRO-DPMNE-në, me partitë turke, e të ngjashme…duhet të kihet kujdes edhe për këtë” tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Ahmeti pohon se kjo tryezë e partive shqiptare nuk duhet parë si kërcënim apo shantazh në kohë bisedimesh për qeverinë.

“Ky takim nuk është si një moment për të kërcënuar apo shantazhuar ndonjë parti politike apo në këtë rast të bëj presion për negociatat që janë duke u bërë mes BDI-së dhe LSDM-së, por është si një moment që e kanë kërkuar partitë politike dhe sigurisht me pika shumë të rëndësishme që të kemi qëndrime të përbashkëta lidhur me interesa strategjike të shtetit” u shpreh Ahmeti.

Zaev thotë se nëse takimi është për Marrëveshjes e Ohrit, duhet të ftohen edhe VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja si firmëtar të marrëveshjes. Por jo, Ahmeti pohon se takimi nuk është për të përkujtuar marrëveshjen. Ftesën thotë se e ka bërë pasi një gjë e kanë kërkuar partitë shqiptare, e madje siç shton, e kanë anatemuar Ahmetin si fajtor për mos thirrjen e tryezës, edhe pse sipas Ahmetit, radhën për ta ftuar tryezën e ka pasur PDSH-ja.

Nga ana tjetër, partive shqiptare po u duhet më shumë se një ditë kohë për t’iu përgjigjur ftesës. Sekretar Gjeneral i “Aleancës për Shqiptarët” Arben Taravari i tha TV21 se “qëndrim do të kenë nesër në mbrëmje”, ndërkaq kryesia e Alternativës e ka autorizuar kryetarin për të vendosur bashkë me partnerin e koalicionit.

“Kryesia e ngushtë e Alternatives e autorizoi kryetarin e partisë Afrim Gashi që në koordinim me partnerin e koalicionit, kryetarin e ASH Ziadin Sela, të vendosin për pjesëmarrje eventuale si dhe formën e pjesëmarrjes në tryezën e partive shqiptare” tha për TV21 Sekretari Gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi-Zejdi.

Jozyrtarisht pritet që Sela dhe Gashi, nesër, ose më së voni pasnesër të dalin me qëndrim për takimin e ftuar për të enjten.

Nga Lëvizja Besa, partner në koalicioni “Mundemi”, thonë se e kanë marrë ftesën, ndërsa vendim për pjesëmarrje ende nuk kanë. Sekretari Gjeneral i Besës Ajranit Hoxha tha për TV21 se “nesër do kenë mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe më pas do lëshojnë komunikate për mediat”.

Kërkuam qëndrime dhe nga Partia Demokratike Shqiptare por nuk morëm asnjë përgjigje.

.

Maqedoni1 hour ago

A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas

Shqipëri2 hours ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme3 hours ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni4 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri4 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni5 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme5 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni5 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme6 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni6 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri6 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë7 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

NA NDIQ NË FACEBOOK