Connect with us

Lajme

A do të votojë kryeministër tjetër pos Naser Zyberit? Përgjigjet deputeti Arben Zyberi

Publikuar

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Zyberi në pyetjen e gazetarëve se a do të votojë kryeministër tjetër, pos Naser Zyberit ai është përgjigjur:

“Ajo varet prej bisedimeve që do të zhvillohen me partitë politike. Kështu që, siç është bërë e ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, është e njohur që ne kemi kandidat për kryeministër dhe bisedimet po zhvillohen me të gjitha partitë politike. Ashtu si do të merret vendim nga ana e Kryesisë së BDI-së, ashtu do të veprojmë”, tha Zyberi.

Zyberi në postin e deputetit vjen për herë të parë, ndërkaq paraprakisht ka ushtruar postin e drejtori të Qendrës së Shëndetit Publik. /TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK