Lajme
A do të kthehen nxënësit në shkollë nga shtatori?

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator, kurse zbatimi i udhëzimeve varet nga drejtoritë komunale të arsimit.
Rikthimi në ambientet shkollore, mësimi i kombinuar dhe mësimi nga platforma të ndryshme, janë opsionet që mund të zbatohen nga komunat varësisht hapësirës nëpër objektet shkollore dhe gjendjes epidemiologjike në vend.
















