Kosovë
525 të vdekur: Në Kosovë koronavirusi vret gati 4 nga 100 njerëz të konfirmuar si raste pozitive

Pandemia Covid-19 po shkakton kërdi në Kosovë duke vrarë shumë njerëz për një periudhë të shkurtër kohore. Edhe në 24 orëshin e fundit, ajo iu mori jetën 9 qytetarëve të Kosovës.
Numri i vdekjeve e ka bërë thuaj të parëndësishme numrin e rasteve të konfirmuara me Covid-19. 120 raste të reja u shënuan sot, por nga to 9 persona gjetën vdekjen. E përkthyer në përqindje, kjo bën gati 8 për qind shkallë vdekshmërie.
525 persona kanë vdekur në vend që nga fillimi i pandemisë në mars të këtij viti ndërkohë që janë konfirmuar vetëm 13 mijë e 545 raste sipas IKShPK-së, përcjell Periskopi.
E përkthyer në përqindje të vdekshmërisë, kjo shkon në gati 4 për qind (3,9).
Ndërkohë, nuk besohet që shkalla e vdekshmërisë së Covid-19 të jetë kaq e lartë, gjë që ngre dyshime se numri i personave të infektuar me Covid-19 është dukshëm më i lartë se sa numri i atyre që konfirmohen si të tillë.
Deri tash janë edhe mbi 3 mijë raste të konfirmuara aktive. /Periskopi






















