Connect with us

Lajme

52-vjeçari gjendet i vdekur në kolltuk të një lokali në Gostivar

Published

on

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se dje në orën 06.50, personi H.A. (36) nga Gostivari, ka raportuar se në bulevardin “Vëllezrit Gjinovski” në Gostivar, më saktësisht në tarracën e lokali hotelerik, ka vërejtur se në njërin nga kolltuqet e lokalit qëndron i shtrirë një person i panjohur, i cili nuk jepte shenja jete.

Pjestarët e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.A. 52-vjeçar nga Gostivari dhe mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen, Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB-Gostivar kanë inspektuar vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të Prokurorit Publik i ndjeri është transferuar në morgun e Qendrës mjekësore Gostivar.