Connect with us

Kosovë

210 mijë euro ndahen për shërbime funerale për të vdekurit nga koronavirusi

Publikuar

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka ndarë rreth 210 mijë euro për shërbime funerale të të vdekurve nga COVID-19.

Përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë me dije se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj.

Për këtë tender kanë aplikuar tri kompani, por që fituese është shpallur kompania Blerim Nreci B.I.

Kontrata është dhënë më 7 gusht, derisa nënshkrimi është bërë sot.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

NA NDIQ NË FACEBOOK