Connect with us

Lajme

152 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, pesë të tjerë humbin jetën

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv, 152 raste të reja me COVID-19 nga 785 teste të bëra.

Nga rastet e dala pozitiv më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 74, pasuar nga Durrësi me 21 dhe Korça 13.

Kurse, betejën me këtë virus gjatë kësaj periudhe kohore e kane humbur pesë qytetarë.

Aktualisht, në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar me koronavirus, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 janë të intubuar.

Kurse, 148 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Në Shqipëri që nga shpërthimi i pandemisë, me koronavirus janë konfirmuar gjithsej 8427 persona, prej tyre 4332 janë shëruar, 3845 janë raste ende aktive, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 250 pacientë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK