Sport
ZYRTARE: Martinelli nënshkruan rinovimin e kontratës me Arsenal

Skuadra e Arsenal ka njoftuar përmes faqes zyrtare për arritjen e marrëveshjes me Gabriel Martinelli.
Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate, thuhet në njoftimin e ‘Gunners’, duke mos u përmendur viti, përcjell lajmi.net.
Ky rinovim vjen vetëm 48 orë pasi edhe Bakayo Saka ka rinovuar me londinezët.
Martinelli ka shkëlqyer këtë sezon me Arsenal, duke zëvendësuar mjaft mirë Aubameyang që mungoi disa ndeshje.
Martinelli shihet si e ardhmja e skuadrës së Arsenal dhe rinovimi me të është lajm i shkëlqyer për tifozët e Arsenal. /Lajmi.net/





















