Connect with us

Sport

ZYRTARE: Jan Vertonghen konfirmon largimin nga Tottenham, pas tetë viteve me klubin

Publikuar

Mbrojtësi belg, Vertonghen, ka njoftuar për fundin e aventurës së tij në Londrën veriore, përcjell lajmi.net.

Vertonghen është pa kontratë te skuadra e Spurs, dhe pas ndeshjes së fundit dje, lojtari ka njoftuar për fundin e rrugëtimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’, belgu ka falënderuar klubin dhe tifozët e Tottenham.

“Pra, koha ime me klubin erdhi te fundi. Ditë e dhimbshme për shumë arsye. Do të më mungojnë shokët që kam bërë këtu, stafi që bëri klubin, të luaj në stadium të mrekullueshëm dhe sigurisht tifozët”, ka shkruar Vertonghen, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit për mbështetjen gjatë këtyre viteve. Keni qenë të mrekullueshëm. Ne kemi pasur shumë kujtime të pabesueshme por për tani, është lamtumirë”, ka shkruar mes tjerash belgu.

Vertonghen ka kaluar plot tetë vite me skuadrën nga Londra veriore. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK