Connect with us

Uncategorized

Zyberi: Në qeverinë e BDI-së, ministrat do të deponojnë dorëheqje në ditën e emrimit të tyre

Publikuar

më

Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot në një konferencë për shtyp prezantoi parimet mbi të cilat do të funksionojë Qeveria e re. Duke premtuar respektim të fuqishëm të këtyre zotimeve, Ziberi potencoi transparencë në qeverisje, përgjegjësi, efikasitet dhe profesionalizëm, si parime kryçe sipas së të cilave do të udhëhiqet gjatë mandatit të tij si kryeministër i ardhshëm.

“Ne me doemos duhet të lëmë anësh klishen e qeverisjes së deritanishme të Qeverisë me seanca të mbyllura. Transparenca është elementi dhe parimi thelbësor i çdo demokracie, ndaj në mandatin e ri do të përkushtohem që seancat e ardhshme të Qeverisë, të jenë në dispozicion për publikun, kështu që publiku të mundet në mënyrë të drejtpërdrejt ti ndjek seancat dhe zhvillimet brenda saj. Përmbajtja e seancave të Qeverisë nuk duhet t’i nënshtrohet thashethemeve të ndryshme, interpretimeve dhe mosmarrëveshjeve të ndërsjella. Debatet dhe vendimet e Qeverisë duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve që ata të jenë të informuar për të gjitha temat kruciale”, theksoi Ziberi, duke shtuar se ky parim do të zbatohet në bazë javore, siç organizohen edhe seancat e rregullta të Qeverisë.

“Krahas transparencës, në seancat e Qeverisë do të ftohet eksperti më i shquar i fushës së caktuar, kur tema e Qeverisë do të jetë reforma thelbësore në çështjet e zhvillimit ekonomik, arsimit, ndihmës sociale dhe segmente të tjera specifike të rëndësisë shoqërore. Për ne është shumë e rëndësishme që para sjelljes së vendimeve të dëgjojmë zërin e ekspertëve, profesorëve, akademikëve, njerëzve të shkencës, kështu që vendimet e Qeverisë do të kenë mbështetje shkencore dhe të bazohen në idetë dhe propozimet e botës akademike” theksoi Ziberi, si parakusht për profesionalizim dhe efikasitet të punës në Qeverinë e ardhshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK