Connect with us

Kosovë

Zv.kryeministri Tahiri thotë që nuk ka diskutime mbi PDK-në në qeveri

Publikuar

Zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë Hoti, Besnik Tahiri ka komentuar zërat se Partia Demokratike e Kosovës do të bëhet pjesë e Ekzekutivit.

Tahiri që është pjesë e AAK-së ka thënë se deri më tash nuk ka diskutim rreth kësaj çështjeje, duke i mohuar kësisoj spekulimet e krijuara në disa media të caktuara.

Poahtu ai theksoi se lideri i PDK-së, Kadri Veseli deri tash nuk ka aktakuzë të konfirmuar nga Gjykata Speciale.

“Deri tash ai nuk ka aktakuzë dhe nuk ka asnjë diskutim rreth kësaj çështje,” – ka njoftuar gazeta Insajderi.

Në një reagim në Facebook, sot ka reaguar edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i cili ka thënë se këto nuk janë diskutuar në nivele vendimtarrëse të PDK-së.

Rreth këtyre pretendimeve po dyshohet se edhe vizita kryeministrit, Edi Rama në Kosovë ndër motiviet e ka pasur një temë të tillë.

NA NDIQ NË FACEBOOK