Sport
Zlatan: Nëse ndodh kjo gjë te Milan, unë largohem

“Nëse kjo është situata, nuk ka gjasa të më shihni në Milano në sezonin e ardhshëm. Unë praktikisht po luaj falas”, ka deklaruar suedezi, përcjell lajmi.net.
“Ibra luan për të fituar diçka ose qëndron në shtëpi”, u përgjigj suedezi kur është pyetur për të ardhmen.
“Ata më thanë se pensioni në Amerikë ishte i lehtë, kështu që unë u ktheva në Milan. Unë jam këtu thjesht për pasion, sepse në thelb po luaj falas. Pastaj kjo situatë me COVID-19 ndaloi gjithçka dhe mendova, mbase ka diçka që po përpiqet të më thotë se duhet të tërhiqem”.
“Ibra ka lindur për të luajtur futboll dhe është akoma më i miri në futboll. Do të shohim si do të ndihem në këta dy muaj. Do të shohim gjithashtu çfarë po ndodh me klubin”.
“Ibra nuk është një lojtar për Ligën e Evropës, dhe Milan nuk është një klub që i përket Ligës së Evropës”./Lajmi.net/






















